SYRI TV/ Mbushet me plehra kanali Fildanës në Lezhë, banorët: Nuk janë vendosur kontejnerët

17:52, 23/09/2024
A+ Aa A-

Hedhja e mbeturinave në kanalin e Fildanes në Lezhë ka shkaktuar probleme te banorët e lagjes "Koder Mulliri".

Ata thonë se mungesa e kontejnerëve i detyron që të hedhin plehrat në kanal, teksa ankesat e tyre kanë janë marrë në konsideratë institucionet vendore.

 

SYRI TV

Kjo është pamja e kanalit të Fildanes që kalon në anen jugore të qytetit të Lezhës.

Brigjet e tij janë të mbushur me mbeturina të cilat hidhen nga banoret e lagjes "Koder Mulliri".

Mungesa e konteniereve në zonë detyron banoret që ti hedhin mbeturinat në kanal, të cilët me shtimin prurjeve përfundojnë në Lumin Drin e më pas në det.

Kjo situatë vijon prej shumë vitesh, duke krijuar ndonjë mjaft të madhe.

Në "Kodër Mulluri" mbetet problem dhe mungesa e infrasktraktures rrugore dhe ura e cila u shemb dy vite më parë dhe nuk u rindërtuar më.Banoret thonë se janë ankuar disa herë por nuk kanë marrë zgjidhje për problemet që ata kanë.

Lagjia Kodër Mulliri ndodhet në periferi të qytetit të Lezhë dhe aty jetojnë mbi 60 familje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco