Apeli i Posaçëm lë në qeli ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj

Apeli i Posaçëm lë në qeli ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj

13:43, 23/09/2024
A+ Aa A-

Apeli i Posaçëm la të pandryshuar vendimin e shkallës së parë për ish zëvendësministrin e shëndetësisë Klodian Rrjepaj.

Përmes avokatit të tij, Rrjepaj kërkoi revokim ose masë më të butë sigurie se ‘arrest në burg’, kërkesë e cila u rrëzua nga gjyqtari Florjan Kalaja.

Klodian Rrjepaj u vendos në pranga në datë 17 gusht të vitit 2023 me urdhër të SPAK, për llogari të hetimeve që nisi kjo strukturë për ‘Sterilizimin’.

Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprat penale 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'. Bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili akuzohet për ‘Mashtrim’.

Organi akuzues kërkoi ‘arrest në shtëpi’ për Marsela Sejrana dhe për Saimir Kadiun, ndërsa masë më lehtësuese u caktua ndaj Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petri Mersini.

Disa muaj me vonë, prokuroria e posaçme caktoi ‘detyrim paraqitje’ edhe për ish ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndodhet në burg për dosjen ‘SASPAC’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco