Një 42-vjeçar paraqitet në spital i plagosur, dëshmia: Dikush më sulmoi me thikë

Një 42-vjeçar paraqitet në spital i plagosur, dëshmia: Dikush më sulmoi me thikë

12:19, 23/09/2024
A+ Aa A-

Plagosje me thikë në Tiranë.

Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës.

Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco