VIDEO/ Shkrumbohet gjatë natës “Benzi”, në mes të Vlorës

08:26, 22/09/2024
A+ Aa A-

Një automjet tip “Mercedes Benz” ka marrë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht në Lungomare, gjatë orëve të natës.

Nga përfshirja e automjetit në flakë nuk ka persona të lënduar.

Dyshohet se automjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë mbërritur duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco