Lajmi i fundit

Partizani-Tirana, publikohen formacionet zyrtare të derbit të parë të sezonit

SYRI TV/ Tentuan të trafikonin armë nga Porti i Durrësit, GJKKO kyç në qeli trafikantin e armëve

16:14, 21/09/2024
A+ Aa A-

GJKKO ka lënë në burg Admir Tutajn, 25-vjeçarin që më 19 shtator u ekstradua nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK pasi akuzohet për veprat penale “Trafikim i armëve dhe municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Tutaj u arrestua në Bogota më 23 gusht për llogari të drejtësisë shqiptare. Ai dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal, i cili në prill të vitit të kaluar, tentoi të trafikonte nëpërmjet portit të Durrësit, në Britani të Madhe, 8 pistoleta dhe municion luftarak.

Armët u gjetën dhe sekuestruan në një automjet furgon tip “Mercedes Benz”,  të fshehura në një tavolinë druri. Në kuadër të hetimit të këtij grupi u zhvillua dhe një tjetër operacion ku u sekuestruan 24 pistoleta dhe një kallashnikov gjatë kontrollëve që u ushtruan në 6 banesa në Tiranë dhe Tropojë. 3 persona u arrestuan ndërsa SPAK dyshon se 2 prej anëtarve të tjerë të grupit fshihen në britaninë e madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco