SYRI TV/ Lagjja 'Hajro Çakerri' pa rrugë e kanalizime, banorët: bashkia Vlorë asnjë investim

13:24, 21/09/2024
A+ Aa A-

Prej vitesh banorët e lagjes “Hajro Çakërri” në Vlorë vuajnë mungesën e investimeve infrastrukturore. Rruga përmbytet dhe bëhet e pakalueshme sa herë ka reshje shiu për shkak të gropave të krijuara që mbushen me ujë dhe mos funksionimit të rrjetit të kanalizimit. Banorët e zonës ndihen të braktisur nga bashkia Vlorë dhe kërkojnë marrjen e masave për rehabilitimin zonës

Syri tv

Rreth 300 familje në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, prej vitesh vuajnë mungesën e investimeve të infrastrukturës rrugore dhe kanalizimeve nga pushteti vendor. Rruga është e amortizuar dhe me gropa të shumta. Situata bëhet më e vështirë gjatë reshjeve të shiut ku rruga përmbytet për shkak të mosfunksionim të rrjetit të kanalizimeve. Banorët thonë se pellgjet me ujë dhe balta e krijuar gjatë reshjeve, e bën të pakalueshme këtë rrugë duke shkaktuar vështirësi për ta.

Sipas banoreve, situata shkaktohet nga bllokimi i rrjetit të kanalizimeve nga mbetjet urbane që hidhen në zonë. Ata thonë se edhe pse paguajnë taksën e pastrimit, lagjja është e mbushur me mbetje, ndërsa ndihen të braktisur nga bashkia Vlorë.

Edhe pse lagjja “Hajro Çakërri” është afër me qendrën e qytetit të Vlorës, pushteti lokali nuk ka marrë asnjë masë për rehabilitimit  e kësaj zone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco