Italia sjell të akuzuarin për drogë, Tirana nis të dënuarin për grabitje

Italia sjell të akuzuarin për drogë, Tirana nis të dënuarin për grabitje

10:52, 21/09/2024
A+ Aa A-

Interpol Tirana ekstradoi sot dy persona në drejtime të kundërta në aksin Itali-Shqipëri, të akuzuar apo dënuar për kultivim droge dhe grabitje me armë në bashkëpunim.

Policia e Shtetit konfirmoi sot (21 shtator) dy operacionet e kryera në Rinas për të kërkuarit ndërkombëtarë.

I pari u soll në pranga nga Italia prej Interpol Romës Erjon Haxhiu, 53 vjeç, nga Miloti, që akuzohet se kultivoi 320 bimë narkotike kanabisi afër banesës së tij në vitin 2022.

Kurse më pas agjentët shqiptarë përcollën drejt vendit fqinj po në pranga, edhe 46-vjeçarin me dy identitete, Valentino Gjeloshi, alias Nino Gjeloshi, nga Kruja, i dënuar me 9 vite burg, nga të cilat i kanë mbetur më shumë se 5 vite për të vuajtur.

'Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/ Itali, pasi Gjykata e Apelit në Firence, në vitin 2022, e ka dënuar me 9 vjet burgim për veprën penale “Grabitje me armë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal Italian (i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet, 9 muaj e 16 ditë burg)," thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco