Aksident në aksin Durrës-Tiranë, përplasen 6 automjete, raportohet për dy të plagosur

Aksident në aksin Durrës-Tiranë, përplasen 6 automjete, raportohet për dy të plagosur

09:51, 21/09/2024
A+ Aa A-

Si pasojë e aksidentit raportohet se kanë mbetur të plagosur gjashtë persona.

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në aksin Tiranë-Durrës.

Policia bën me dije se rreth orës 08:45, në këtë aks janë përplasur 6 automjete.

Si pasojë janë dëmtuar dy persona, të cilët janë dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco