VIDEO/ Abuzoi 11- vjeçaren, i akuzuari: Më kanë vjedhur rrjetet sociale

21:19, 20/09/2024
A+ Aa A-

Javën që shkoi ju treguam historinë e tmerrshme të përdhunimit të një vajze të mitur, asokohe 11-vjeçare, nga një person i afërt i familjes, konkretisht burri i kushurirës së saj.

Akuzat e vajzës së mitur dhe familjarëve, janë të shoqëruara edhe me mesazhet e shkëmbyera mes saj dhe personit që e ka abuzuar sa banale, aq edhe të drejtpërdrejta të një ngacmimi seksual të paprecedent.

Pas ngjarjes së rëndë, vajza mbyllet në vetvete, duke u munduar të mos e ndajë me asnjë atë çfarë i ka ndodhur, por pasi bisedon me kushërirën e saj bashkëmoshatare, vendos që gjithçka t’ia tregojë motrës së madhe.

E cila natyrisht flet me prindërit.

Prandaj Piranjat udhëtuam drejt Piacencës në Itali, për tu takuar me Elton Sinën, personin i cili akuzohet si autor i kësaj ngjarjeje të rëndë.

Gjatë gjithë bisedës me ne, Sina mohon çdo pretendim të vajzës dhe familjarëve të saj, ndërkohë që ka një teori të tijën sa i përket mesazheve të shkëmbyera me 12-vjeçaren. Ai thotë se ka ndodhur që shpesh herë i kanë vjedhur adresat e rrjeteve sociale. 35 vjeçari vazhdon të mohojë çdo gjë.

Por ka edhe një detaj, mesazhi i ndjesës që autori i ka dërguar babait dhe vajzës së abuzuar. Për këtë i akuzuari si abuzues thotë që, familjes i ka thënë ju kërkoj falje nëse mendoni që kam bërë diçka unë. Në fakt mesazhi është disi ndryshe nga sa mundohet ta paraqesë 35-vjeçari.

Ai nuk shkruan me në qoftë se, ose sikur të ketë ndodhur diçka. Mesazhi i tij është fare i qartë, ndjesë nominale për secilin nga prindërit, madje duke iu përgjëruar. Një detaj tjetër që lë vend për dyshime, është sjella e bashkëshortes së Sinës, e cila në një moment të parë kur ka marrë vesh se çfarë ka ndodhur, duket se e ka nxjerrë menjëherë 35-vjeçarin nga shtëpia.

Por pas disa ditëve, rikthehet me burrin e saj, dhe mohon çdo gjë, madje duke u pozicionuar në favor të tij. Kjo kuptohet edhe nga një mesazh që i dërgon babait të Laurës duke i thënë se jam në dijeni të mesazheve, por gjëra të tjera mos shtoni, dhe dërgoje vajzën në psikolog të tregojë të vërtetën.

Gjëra që ndodhin, në një shoqëri dhe familje me baza patriarkale, ku në rast ndarje nga burri, gruaja frikësohet se mund t’i mbyllen shumë dyer.

Në përballje me të akuzuarin, si abuzues me një vajzë 12-vjeçare ai nuk pranon në asnjë moment asgjë për çfarë akuzohet, por gjatë gjithë kohës shprehet se gjykata do të tregojë të vërtetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco