Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Aksident i 3-fishtë në aksin Lezhë-Shëngjin, ka të plagosur

Aksident i 3-fishtë në aksin Lezhë-Shëngjin, ka të plagosur

19:03, 20/09/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Sipas burimeve për SYRI-n, tre automjete janë përfshirë në aksident.

Si pasojë e përplasjes janë dy persona të plagosur.

Mjeti tip ‘Wolksvagen’ vinte në drejtim të Lezhës dhe është përplasur ballë për ballë një mjet tip ‘Mercedez-Benz’ duke shkaktuar plagosjen e dy personave, ndërsa në aksident u përfshi edhe një furgon me polakë por pa probleme për pasagjerët që ishin në të.

Dyshohet se shkak është bërë devijimi që ka tentuar të bëjë mjeti tip ‘Mercedez-Benz’ për të shmangur një kanal uji që ka prekur edhe shtratin e rrugës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco