Ndërron jetë i plagosuri në Mitrovicë, është një 45-vjeçar – Policia jep detaje

Ndërron jetë i plagosuri në Mitrovicë, është një 45-vjeçar – Policia jep detaje

14:49, 20/09/2024
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi që u plagos sot në mëngjes në Mitrovicë, e që vdiq në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, është një 45-vjeçar me inicialet F.Z, raporton Express.

I dyshuari për vrasjen ende nuk është identifikuar nga Pollicia, por policia thotë se po punon për arrestimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave

Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja.

“Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë  e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës F. Z., 45 vjeçar, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicës, më pas ishte dërguar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar te Kosovës “SHSKUK ”. Ndërsa, rreth orës 12:00 nga SHSKUK- ja, është raportuar se i plagosuri viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajete  i viktimës është dërguar në  IML, për obduksion.

Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor  si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar  gjashtë gëzhoja. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco