SYRI TV/ Vdekja e punëtorit Indian në Durrës, paralajmërohet kolaps te posta shqiptare

13:28, 20/09/2024
A+ Aa A-

 

Vdekja e një shtetasi Indian, pjesë e ekuipazhit të një anije në Porto Romano, ka nxitur reagimin e Sindikatës së Transporteve dhe Telekomunikacionin në Durrës.

Kreu i kësaj sindikate, Tonin Gjuraj, kërkoi hetime të thelluara për rastin e dyshuar të aksidentit në punë, ndërsa tregoi se situata është e rëndë edhe në terminalin e konteniereve.

Duke folur për kushtet e punonjësve në Shqipëri, Gjuraj paralajmëroi situatë kaotike me postën shqiptare, ku për shkak tëp agave të ulëta, ky sektor publik po mbetet pa punonjës.

Gjatë deklaratës së Tonin Gjuraj, ishin të pranishëm dhe homolog të tij nga Mali i Zi, të cilët gjithashtu ngritën shqetësim për kushtet e punonjësve kryesisht në portet detare të të dy vendeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco