EMRI/ Shantazhonte të renë për t’i marrë 5 mijë €, arrestohet 30-vjeçari

EMRI/ Shantazhonte të renë për t’i marrë 5 mijë €, arrestohet 30-vjeçari

10:04, 20/09/2024
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se përndiqte dhe kanoste një vajzë, të cilës i kërkonte 5 mijë euro që të mos i publikonte video intime.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi Indrit Vucaj, 30 vjeç, banues në Bulqizë.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe DVP Dibër, operacioni policor i koduar "Phone fiend".

Arrestohet një 30-vjeçar i cili dyshohet se shantazhonte dhe përndiqte një shtetase dhe familjarët e saj, për dhënien e shumës 5000 euro, për mospublikimin e videove dhe fotove personale të saj, në rrjete sociale. 

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe DVP Dibër, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Phone fiend".

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi I. V., 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale "Përndjekja" dhe "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", parashikuar nga nenet 121/a/2 dhe 109/b.

Ky shtetas më përpara ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin zviceran.

Falë veprimeve hetimore profesionale nga specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve Kibernetike, të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet se ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, për mospublikimin e disa fotove dhe videove personale të 33-vjeçares, në rrjete sociale”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco