Tragjedia në Has/ Kushëriri i Rexh Lushit: Shkak mendohet një shkëndijë elektrike, i ndjeri e nxorri fillimisht nënën në ballkon dhe i tha të priste

Tragjedia në Has/ Kushëriri i Rexh Lushit: Shkak mendohet një shkëndijë elektrike, i ndjeri e nxorri fillimisht nënën në ballkon dhe i tha të priste

09:24, 20/09/2024
A+ Aa A-

Nënë e bir kanë ndërruar pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në në fshatin Nikoliq të Hasit. Në shtëpi jetonte një familje. Djali i shtëpisë, Rexh Lushi, ka lajmëruar zjarrfikësen, e cila është nisur drejt vendngjarjes.

Ndërkohë zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi, pasi ka shpëtuar bashkëshorten, është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.

Lidhur me tragjedinë në fjalë, ka folur kushëriri i të ndjerit Rexh Lushi, Nezir Lushi, i cili në një lidhje të drejtëpërdrejtë për 'Kafe Shqeto’ u shpreh se mendohet se shkaku i zjarrit ka qënë një shkëndijë elektrike, mendohet afër frigorigerit, dhe nga ajo shkëndijë elektrike ka marrë flakë dhoma e më pas shtëpia.

Sipas kushëririt të Rexh Lushit, i  ndjeri Rexh pasi ka marrë vesh që shtëpia po digjet, është zgjuar ashtu siç ka qënë, ka shikuar fillimisht nënën e vet dhe ka tentuar, e ka nxerrë në një ballkon që ka në katin e dyte dhe i ka thënë nënës të qëndrojë aty dhe të mos lëvize.

'Fillimisht dua të falenderoj të gjithë opoinionin publik për solidarizimin, kanë ardhur mesazhe të shumta ngushëllimi nga e gjithë shqipëria. Ka qënë një fatkeqësi e madhe kjo që i ndodhi kësaj famuilje, kushëririt tonë Rexh Lushi.

Me dijeninë tonë, pasi ka qënë orë shumë e vonë, unë vetë personalisht jam gjendur nga ora 02:10 e mesnatës, zjarri kishte rënë nga ora  01:30 mesa kemi kuptuar, ka qënë shkëndijë elektrike, mendohet afër frigorigerit, dhe nga ajo shkëndijë elektrike ka marrë flakë dhoma ku nuk ka qënë njeri brenda duke fjetur. Pasi është mbushur dhoma me tym dhe flakë, ka kaluar në pjesë të tjera të shtëpisë dhe është ngjitur në katin e dytë të shtëpisë ku kanë qënë në gjumë familja që jetonte, prej tre anëtarësh në momentin kur ka rënë flaka.

I ndjeri Rexh pasi ka marrë vesh që shtëpia po digjet, është zgjuar ashtu siç ka qënë, ka shikuar fillimisht nënën e vet dhe ka tentuar, e ka nxerrë në një ballkon që ka në katin e dyte dhe i ka thënë nënës të qëndrojë aty dhe të mos lëvize.

Ka zbritur poshtë dhe ka nxjerrë nusen, dhe në momentin që ka nxjerrë nusen jashtë është rikthyer për të marrë dhe nënën.

Askush nuk e di , por nëna siç duket nuk ka qëndruar në ballkon, por ka hyrë brenda në pjesën e shtëpisë dhe në momentin që ka hyrë djali për të nxjerrë nënën e vet, aky ka qënë tragjedia fatale ku ngelën të dy.

Për të qënë i sinqetë me opinionin publik, telefonata për zjarrëfikësen është bërë nga i ndjeri Rexha, 2 telefonata , këtë e kam të konfirmuar nga burime të sigurta dhe policia menjëherë ka ardhur me njësitë e veta, njëkohësisht dhe shërbimi zjarrëfikës në punë 10 minutash ka arritur, dhe unë në distancë 200 metra që e kam shtëpinë me të, kam gjetur policinë dhe zjarrëfikësen.

Mirëpo shtëpia ka qënë e vjetër, e rikontruktuar dhe flakët e kan përpirë në mënyrë të menjëherëshme, nuk kanë arritur të shpëtojnë asgjë.' - shpreh kushëriri i të ndjerit Lushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco