Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Operacioni në disa shtete pas thyerjes së aplikacionit ‘Ghost’, Hoxha: Përdorej edhe nga shqiptarët

Operacioni në disa shtete pas thyerjes së aplikacionit ‘Ghost’, Hoxha: Përdorej edhe nga shqiptarët

08:17, 20/09/2024
A+ Aa A-

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, dha detaje për operacionin “Ghost” të ndërmarrë nga policia në Australi, SHBA dhe BE.

Sipas tij, deri më tani se nga operacioni i ndërmarrë në disa shtete, ka të dhëna se mes tyre ka edhe shqiptarë.

“Kjo pajisje ka qenë telefon i veçantë që vetë krijuesi e shiste për 3 mijë dollarë dhe kishte gjashtë muaj falas, pastaj kishte abonim. Pajisja nuk kishte nevojë as për numër telefoni as për mjet identifikimi dhe as për adresë.

Megjithatë pajisja ka server. Një nga serverat ishte në Islandë. Pajisja filloi të shtrihej, por hetimet që po bëheshin sidomos për narkotrafikantët në Evropë, bënë që sidomos Europol të vihej në alarm.

Para tre ditësh kanë bërë operacion, ku kanë goditur kryesisht në Australi, Amerikë, Kanada dhe BE. Deri tani ka të dhëna se ka shqiptarë. Nuk janë në nivelin e SKY ECC.

Në rastin konkret, edhe në Australi edhe në Europë, patjetër që ka shqiptarë.

Goditja e këtij aplikacioni dhe marrja e serverave, edhe pse aplikacioni ka qenë i ndërtuar që në momentin që kapet, çohet komandë dhe fshiheshin të dhënat. Teknologjia, çdo gjë që shkruhet diku regjistrohet.

Shqiptarët janë gjetur, por nuk ka veprime ende në territorin tonë. Në Australi janë arrestuar shqiptarë. Në Itali janë gjetur shqiptarë që punojnë për Ndraghetën”-tha Hoxha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco