I dënuar me vdekje, azil në Britani por erdhi me pushime në Shqipëri/ Ja çfarë rrezikon pakistanezi

I dënuar me vdekje, azil në Britani por erdhi me pushime në Shqipëri/ Ja çfarë rrezikon pakistanezi

15:20, 19/09/2024
A+ Aa A-

Një shtetas pakistanez i dënuar me vdekje në vendin e tij rrezikon të ekstradohet nga Shqipëria. Muhammad Riaz ish-pjesëtar i forcave të policisë, në një operacion të shkuar keq akuzohet se ka marrë pjesë në një vrasje që ka ndodhur në një kishë.

Kur u akuzua sipas mbrojtjes së tij  padrejtësisht, ai u largua në Britaninë e Madhe ku jeton prej 16 vitesh dhe kishte përfituar statusin e azilantit politik. Riaz mbërriti në Shqipëri të Hënën për turizëm sikurse pretendon, teksa shoqërohej nga bashkëshortja dhe qëllimi ishte të vizitonin për disa ditë Ksamilin.

Pa dalë nga terminali aeroportual i Rinasit, atij i vihen prangat për shkak të urdhër-arrestit ndërkombëtar. 45 vjeçari doli këtë të enjte para Gjykatës së Tiranës gjatë një seance me dyer të mbyllura ku prokuroria kërkoi të mbahej në burg.

Ndërsa mbrojtja e pakistanezit ngriti 3 çështje si kundërshtim. Shqipëria sipas saj nuk ka marrëveshje ekstradimi me Pakistanin, bëhet fjalë për një dënim me vdekje dhe ky shtetas ka një status azilanti të njohur nga autoritetet britanike.

Tashmë pritet qëndrimi politik i ministrit të drejtësisë i parashikuar nga ligji brenda 10 ditësh dhe mbrojtësit e pakistanezit, nga Anglia dhe Shqipëria do të apelojnë edhe tek autoritetet britanike rastin. Shqipëria prej vitit 1998 ka hequr dënimin me vdekje dhe nuk i lejohet të ekstradoje shtetas që rrezikojnë jetën në vendin kërkues.

Si i tillë rasti në fjalë mund të apelohet drejtpërdrejt në Gjykatën e Strasburgut në baze të rregullit 39 të statutit të gjykatës. Kujtojmë që Shqipëria është dënuar më parë për një rast të ngjashëm edhe pse kërkuesi ishte SHBA dhe jo një vend si Pakistani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco