Në kërkim nga SPAK për trafikim armësh, ekstradohet nga Kolumbia Admir Tutaj

Në kërkim nga SPAK për trafikim armësh, ekstradohet nga Kolumbia Admir Tutaj

14:29, 19/09/2024
A+ Aa A-

Ekstradohet nga Kolumbia shtetasi Admir Tutaj, i cili ishte në kërkim nga SPAK për trafikim armësh.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO i ka caktuarmasën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale“Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”, parashikuar nga nenet 278/a, 28/4 333/a dhe 334 të Kodit Penal Shqiptar.

Më datë 10.04.2023. Policia e Shtetit ka organizuar një aksion në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit/Shqipëri. Në mjetin furgon tip Benz me targa KS 15 MZN u gjetën dhe u sekuestruan një arsenal armësh të fshehura në një tavolinë druri në cilësinë e provës materiale si: 6 – armë zjarri pistoletë “GLOCK” me numra serie të fshira, një armë zjarri pistoletë “HERSTAL” me nr. . 1534 P.1 arme “BROWNING” me nr. 2205, 4.., një sasi e konsiderueshme municioni dhe aksesorësh për armë të lehta.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Admir Tutaj, në bashkëpunim me persona të tjerë si AH., A.GJ, R.GJ., B.T dhe A.GJ kishin siguruar këto armë në tregun e zi dhe organizuan trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.

Njoftimi:

Interpol Tirana 

Mesditën e sotme, Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Para drejtësisë”, ka ekstraduar nga Kolumbia, shtetasin shqiptar A. T., 25 vjeç. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me vendimin e datës 30.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale  “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. 

Në muajin prill 2023, Policia e Shtetit organizoi një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit. Në një automjet furgon tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh që ishte fshehur në një tavolinë druri. 

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. T., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kishin siguruar arsenalin e armëve dhe kishin organizuan trafikimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.  

Si rezultat i bashkëpunimit midis Interpol Bogota/Kolumbi dhe Interpol Tirana u bë i mundur arrestimi i tij në Kolumbi dhe ekstradimi në Shqipëri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco