Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pyetjet që SPAK nuk ju jep dot përgjigje

‘Sterilizimi’ në GJKKO/ Shtyhet sërish seanca, Beqaj: Sa kohë do më jepet për të përgatitur qëndrimet e mia?

‘Sterilizimi’ në GJKKO/ Shtyhet sërish seanca, Beqaj: Sa kohë do më jepet për të përgatitur qëndrimet e mia?

13:56, 19/09/2024
A+ Aa A-

Gjykata e posacme ka shtyrë serisht seancën per dosjen sterelizimi ku nën akuzë është ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Shkak u bë tejzgjatja prej 4 orësh e seancës dhe mosarritja që të ezaurohej leximi i akteve nga SPAK.

Ndërkohë, gjatë seancës pati një pretendim të ngritur nga Beqaj e që lidhet me thirrjen e tij në fillim të tetorit, në Komisionin Hetimor Parlamentar të ngritur për çësjtjem e sterilizimit.

Ilir Beqaj: “Jam thirrur në Komisionin Hetimor për të paraqitur pretendimet e mia dhe për të dhënë sqarime para deputetëve.

Kam ndërkohë nga një tjetër trupë gjykuese një masë sigurie (për dosjen SASPAC), sa kohë do më jepet për të përgatitur qëndrimet e mia?

Ky nuk është shqetësimi më i madh, pasi do duhet ti zbërthej në komision të gjitha aktet dhe argumentet një pjesë e të cilave përbëjnë sekret hetimor, dhe deklarimet e mia atje mund të përbëjnë shkelje të vendimit të gjykatës për mosnxjerrje të sekretit hetimor.

Dua të di qëndrimin e gjykatës”.

Togat e zeza thanë se mbrojtja e Beqajt duhej ta paraqiste një kërkesë të tillë zyrtarisht që gjykata të dalë me një vendimmarrje.

Çështja e “Sterilizimit” ka ngecur në seancë paraprake për shkak të dosjes voluminoze e ku mbrojtja ka kërkuar që SPAK ta lexojë në gjyq çdo akt, duke ngadalësuar kështu procesin.

Për dosjen e “Sterilizimit”, Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre ndërsa u la në masën detyrim paraqitje.

Ish-zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhen në qeli, ndërsa masa sigurie u caktuan për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco