Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pyetjet që SPAK nuk ju jep dot përgjigje

Skandali me diplomat e kolegjit 'Wisdom'/ Prokuroria nis hetimet

Skandali me diplomat e kolegjit 'Wisdom'/ Prokuroria nis hetimet

12:14, 19/09/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave të falsifikuara që kolegji 'Wisdom' jepte në vendin tonë në këmbim të pagesave.

Disa ditë më parë, autoritetet italiane arrestuan 2 administratorët e universtitetit 'Wisdom', gjatë një operacioni të policisë italiane, që lidhej me një skemë mashtrimi me diplomat false. Bashkë dy administratorët, në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Savino Cianci në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Wisdom ” shpk ka regjistruar procedimin penal nr. 4148 të vitit 2024 për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” parashikuar nga neni 187/2 të Kodit Penal.

Çështja është në fazen e hetimeve dhe informacion më i detajuar në lidhje me veprimet hetimore në këtë fazë nuk mund t’u vihet në dispozicion përshkak të sekretit hetimor," thuhet në njoftimin zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco