Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Lamtumirë Gerti Bogdani!

Aksidenti i rëndë në Lezhë/ 6-vjeçarja vijon të jetë në gjendje të rëndë

Aksidenti i rëndë në Lezhë/ 6-vjeçarja vijon të jetë në gjendje të rëndë

09:46, 19/09/2024
A+ Aa A-

Vajza 6-vjeçarja, që u përplas nga autobusi që transportonte nxënës shkolle një ditë më parë në Shënkoll të Lezhës, vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime nga Spitali i Traumës në Tiranë, ku u dërgua me urgjencë e mitura, bëjnë me dije se ajo ka marrë fraktura të shumta në këmbë, por edhe në pjesë të tjera të trupit si pasojë e goditjes nga autobusi.

6-vjeçarja po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm nga bluzat e bardha, të cilët e kanë futur në terapi intensive.

Aksidenti ndodhi pasditen e së mërkurës në rrugen e burgut në Shënkoll, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ku arrestoi drejtuesin e autobusit, shtetasin Petrit Frroku, 56 vjeç, banues në Lezhë. Ndaj tij është ngritur akuza "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Ndërkohë autobusi është bllokuar në komisariat në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se e mitura i ka ndërprerë rrugën autobusit dhe pavarësisht manovrave të shoferit nuk është arritur të shmanget përplasja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco