Tragjedia në Has/ Zjarrfikësja u vonua prej rrugës, Lushi shpëtoi të shoqen

Tragjedia në Has/ Zjarrfikësja u vonua prej rrugës, Lushi shpëtoi të shoqen

09:29, 19/09/2024
A+ Aa A-

Nënë e bir kanë ndërruar jetë gjatë natës, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në në fshatin Nikoliq të Hasit.

Në shtëpi jetonte një familje. Djali i shtëpisë, Rexh Lushi, ka lajmëruar zjarrfikësen, e cila është nisur drejt vendngjarjes, që është 8 km larg Hasit në një rrugë me kalldrëm.

Ndërkohë zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi, pasi ka shpëtuar bashkëshorten, është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.

Shkak për ngjarjen dyshohet një pakujdesi e familjarëve, të cilët mendohet se kanë harruar një ngrohëse ndezur.

Megjithatë një ekip ekspertësh po kryejnë veprimet për identifikimin e shkakut të zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco