Lezhë/ Furgoni përplas 6-vjeçaren, e mitura niset me urgjencë drejt Traumës

Lezhë/ Furgoni përplas 6-vjeçaren, e mitura niset me urgjencë drejt Traumës

17:00, 18/09/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shënkoll të Lezhës.

Bëhet me dije se një furgon i cili transportonte nxënës shkolle, ka përplasur një fëmijë të moshës 6-vjeçare.

Si pasojë e dëmtimeve të rënda, e mitura është nisur me urgjencë drejt Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Mësohet se e mitura po kthehej nga shkolla në momentin e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, arrestuan në flagrancë  për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", shtetasin P.F, 56 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij autobus  që transporton nxënës shkolle, në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë, ka aksidentuar një vajzë të mitur 6 vjeçe, e cila u transportua në  Spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore  më të specializuar.

Automjeti autobus është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.

Drejtuesit të automjetit i është bërë dhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool (0.00 mg/l)

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco