Padia e Behgjet Pacollit, analisti Arjan Curri thirret në gjyq, akuzohet për shpifje dhe...

Padia e Behgjet Pacollit, analisti Arjan Curri thirret në gjyq, akuzohet për shpifje dhe...

12:20, 18/09/2024
A+ Aa A-

Ish Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli ka paditur muaj më parë në gjykatë analistin Arjan Curri.   

Ai i ka kërkuar gjykatës së Tiranës ta cilësojë fajtor Currin për akuzat e “shpifjes” dhe “fyerjes”, lidhur me disa deklarata të bëra nga analisti në emisionin Top Story, kur po diskutohej rreth ngjarjes së ekzekutimit të Liridona Ademaj në Prishtinë dhe arrestimit të bashkëshortit të saj Naim Murseli si i dyshuar për urdhërimin e krimit të rëndë.

Në padinë e tij, Pacolli i kërkon gjykatës dënimin me burg të analistit.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka njoftuar se seanca paraprake do të zhvillohet më 2 tetor, 2024.

Por çfarë tha konkretisht Curri në Top Story?

Curri deklaroi: “…Mua më ndihmon kriminologjia. Pse bëhet vrasës një njeri, ndër të tjera edhe nga ndikimi I gjinisë. Ai ishte i paburrë, nga sfida që mund ti ketë bërë e shoqja, e cila mund të jetë e lidhur me orientimin seksual. Prokuroria në Kosovë po dyshon për një trekëndësh dashurie, që do të thotë që gruaja, bashkëshortja dinte secrete dashurore jo fort mashkullore të të shoqit (…) një lloj biseksualizmi (…) dyshohet se ka pas një marrëdhënie jashtë martesore i shoqi me një mashkull, këto nuk janë të mija sigurisht, unë prirem ta besoj, sepse e njoh kriminologjinë, pra të thashë një burrë që vret një grua, është paburrë,. Nuk është mashkull, është i sfiduar në maskilinitetin e vet, nuk e kupton (…).

“pikëpyetja e tretë që kam është përse kumbari i fëmijëve të Liridonës, Behgjet Pacolli mungon në varrimin e saj, nuk ka qenë as tek I pari, as tek I dyti. Ne kemi dëgjuar që ai të thotë se kanë marrëdhënie familjare, mundet që edhe vilën t’ia ketë dhuruar ai, nëqoftëse këta nuk e kanë blerë bet, por për mua prokuroria e Prishtinës duhet të bëjë një hetim të thellë, për origjinën e parave të blerjes së asaj vile nëqoftëse ia ka falur Pacolli, meqënëse është ndërtuesi. Po mua më habit fakti pse kumbari I fëmijëve të Liridonës nuk shkon në dy varrimet e Liridonës. Dhe unë kam një arsye pse, por do ta tham vetëm në publicitet nuk e them dot live, sepse kam hall se do të prish pistat e hetimit, që prokuroria e Prishtinës i ka ngritur. Pyetja e përmban përgjigjen, publiku I zgjuar e kupton. Pyetja është: Pse Behgjet Pacolli, kumbara I fëmijëve të Lirodonës nuk shkon në të dyja varrimet.

Këto deklarata, sipas Behgjet Pacollit janë shpifëse dhe kanë cënuar rëndë integritetin e tij, familjar dhe i kanë dëmtuar imazhin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco