Sulmi me molotov në Mitrovicë, Policia: Po merret në pyetje një person

Sulmi me molotov në Mitrovicë, Policia: Po merret në pyetje një person

10:19, 18/09/2024
A+ Aa A-

Një i dyshuar është hetuar nga policia për rastin e zjarrvënies në një shtëpi në Mitrovicë.

Një person në cilësinë e dëshmitarit është arrestuar mbrëmë dhe intervistuar në Drejtorinë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës. Ai po hetohet për rastin e një shtëpie në mesnatën e kaluar, ku është sulmuar me koktej molotovi në lagjen “Kroi Vitakut” në Mitrovicë të Veriut.

 Hetimet i ka konfirmuar zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veriu të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

"Jemi duke e intervistuar një person si dëshmitar. Pas intervistës e shohim a mbetet dëshmitar apo e shndërrojmë në të dyshimtë”, tha Elshani për A2cnn.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco