Kapet me 54 kg marijuanë, arrestohet shqiptari në Francë

Kapet me 54 kg marijuanë, arrestohet shqiptari në Francë

09:23, 18/09/2024
A+ Aa A-

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia franceze me një sasi marijuane.

Arrestimi mësohet se është kryer në Millau, nga xhandarët e togave të autostradës.

Pikërisht xhandarët e togave të autostradës A75 kapën automjetin me të cilin transportoheshin 54 kg marijuanë.

I vendosur menjëherë në mbajtjen e policisë, shtetasi shqiptar është paraqitur këtë të martë, më 17 shtator para gjykatës penale në Rodez.

Detaje të reja lidhur me operacionin pritet të ketë në orët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco