Tentoi të rrëmbente 2-vjeçaren në një market në Tiranë, identifikohet gruaja

Tentoi të rrëmbente 2-vjeçaren në një market në Tiranë, identifikohet gruaja

08:58, 18/09/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur disa ditë më parë në një nga marketet e kryeqytetit.  

Sipas informacioneve, një grua dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një 2-vjeçare.

Lidhur me ngjarjen e cila u raportua nga mediat fillimisht, policia e Tiranës tha se gruaja është shpallur në kërkim pasi babai i të miturës ka bërë kallëzim. 

Pas këqyrjes së kamerave të marketit është parë se gruaja ka marrë në krahë vajzën 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.

Punonjësit e marketit kanë pohuar se gruaja gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor. 

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin "Opinion", është bërë i mundur identifikimi i gruas. Bëhet fjalë për një grua rreth të 50-ave dhe që dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.

“Pasditen e sotme është bërë identifikimi i gruas. Policia nuk e bën të ditur emrin e saj pasi nuk është shoqëruar. Është një grua e cila është rreth të 50-ave, dyshohet me probleme pasi nga vetë komunikimet që ka mbajtur me stafin, nga ato që ata kanë deklaruar se kanë komunikuar me zonjën u ka dhënë përshtypjen se është me probleme mendore”, tha gazetari.

Një nga pikëpyetjet e policisë është fakti se pse ajo nuk reagon. Pasi gruaja i ka marrë fëmijën, ajo ka dalë jashtë dhe më pas janë kthyer të treja në supermarket. Në fillim nuk është bërë denoncim nga ajo. Ka qenë babai i vajzës që më vonë e ka kallëzuar rastin në polici.

“Nëna ka deklaruar që ajo është shfaqur me fjalë përkëdhelëse dhe është larguar menjëherë duke i marrë fëmijën dhe më pas është kthyer. Ajo ka deklaruar se dukej si një person që kishte probleme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco