Hetimet ndaj mjekut Prifti/ GJKKO i kthen dosjen SPAK: E paplotë, duhet plotësuar!

Hetimet ndaj mjekut Prifti/ GJKKO i kthen dosjen SPAK: E paplotë, duhet plotësuar!

16:56, 17/09/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme i ktheu SPAK, dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti për plotësim hetimesh.

Gjyqtarja Elsa Ulliri i ka dhënë dy muaj afat, prokurorit të posaçëm, Sotir Kllapi të plotësojë dosjen e më pas të ribëjë kërkesën për kalimin e saj për gjykim.

Vendimi u mor në seancën e kësaj të marte, e cila zgjati më shume se dy orë.

Në muajin shkurt të këtij viti, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO për Edvin Priftin, për të cilin janë ngritur katër akuza, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar derytën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco