Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për Ramazan Rrajën, Bashkim Haxhian, Gent Ndërjakun, Endrit Sinanin, Julian Pjetrin, të akuzuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe aleksandër lahos, i njohur si “rrumi”.
Sipas prokurorisë ata nga gushti i 2019 kanë nisur ndjekjen, e Ndojt dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe mjetet për të kryer vrasjen. Po ashtu sigurim kushtesh për të kryer eleminimin e Arjan Ndojt dhe Aleksandër Lahos edhe pas atentatit të 1 nentorit të 2019.
Spak kërkon dënimin e Ramazan Rrajës me 11 vite burgim në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 7 vite e 4 muaj burg.
Genti Ndërjaku dënim me 9 vite burg i ulet 1/3 përfundimisht 6 vite burg
Bashkim Haxhia 8 vite burg me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
Endrit Sinani 7 vite e 6 muaj burg ulje e 1/3 përfundimisht me 5 vite burg
Julian Pjetri 7 vite e 6 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht në 5 vite burg
© SYRI.net