Ja si grupi i hakerave vjedh të dhënat e shqiptarëve në platformat whatsapp dhe…

Ja si grupi i hakerave vjedh të dhënat e shqiptarëve në platformat whatsapp dhe…

12:29, 17/09/2024
A+ Aa A-

Prej disa ditësh në rrjet po qarkullojnë disa mesazhe të cilat u janë dërguar qytetarëve të ndryshëm përmes aplikacionit whatsapp .

Burimet bëjnë me dije se nuk munguar denoncimet pranë sektorit të krimit kibernetik, ku nga hetimet janë zbardhur disa detaje rreth hakerave të cilët prefiksin e kanë nga Vietnami.

Numri i telefonit celular është i njëjti tek të gjithë qytetarët që u është dërguar i kamufluar si aplikacioni i Façebok, i cili paralajmëron qytetarët që të futen në linkun që u është dërguar e nëse nuk e bëjnë mund  tu mbyllet llogaria brenda 24 orëve.

Ndërkohë që kjo bëhet me qëllim që të vidhen adresa në Facebook që janë të lidhura me kartën e bankës për të bërë sponsorizime të bizneseve të tyre.

Burimet thonë se nga verifikimet është ende herët që të konfirmohet se nga çfarë vendi janë hakerat, por numri që ata përdorin rezulton të jetë me prefiks nga Vietnami.

Pasi ata arrinin që të merrnin të dhënat e profilit, më pas futeshin në llogarinë bankare duke transferuar shuma parash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco