Aksidentohet spanjolli në Shkodër/ Motomjeti që drejtonte del nga rruga, dy të plagosur

Aksidentohet spanjolli në Shkodër/ Motomjeti që drejtonte del nga rruga, dy të plagosur

17:42, 16/09/2024
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Shkodër.

Një shtetas spanjoll, duke drejtuar një motomjet, ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ai është plagosur, së bashku me pasagjerin në motomjet.

Njoftimi Policisë:

“Shkodër/Informacion paraprak

Në fshatin Theth, shtetasi spanjoll A. S., 27 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco