Shkozë, bashkia nuk siguron gropat e mëdha që hapi në rrugë, një gomar izolohet brenda

15:43, 16/09/2024
A+ Aa A-

Një gomar është izoluar për 3 ditë në një gropë të hapur nga bashkia në zonën e Shkozës.

Institucionet e zjarrëfikëses janë shprehur nuk mund të bëjnë gjë për ta nxjerrë nga gropa pasi nevojitet vinçi, dhe ujësjellësi duhet të ndërhyjë. 

Pasiguria në punimet e bashkisë Tiranë është një fenomen aspak i rrallë për qytetin, por hapja e një grope të këtyre përmasave duhej patjetër të ishte shoqëruar me një siguri të shtuar, por sic duket edhe nga pamjet, mungon edhe siguria minimale. Mos sigurimi i sheshpunimeve mund të shkaktojë tragjedi të mëdha.

Mësohet se vetë qytetarët kanë marrë masa për të nxjerrë gomarin, pasi institucionet nuk bënë asnjë përpjekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco