Bashkim Dedja kërkesë për rekurs, Apeli e dënoi ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese për fshehje dhe deklarim të rremë

Bashkim Dedja kërkesë për rekurs, Apeli e dënoi ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese për fshehje dhe deklarim të rremë

11:36, 16/09/2024
A+ Aa A-

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekurs për vendimin e dhënë nga Apeli, që e shpalli atë fajtor për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.  

Gjykata e Posaçme e Apelit, vendosi më 13 shkurt të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe dënimin e tij me 6 muaj burgim, masë e cila u pezullua në këmbim të vendosjes në shërbim prove për 1 vit.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja e kaloi shkallën e parë të vetingut, por u rrëzua nga një vendim i Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, KPA që e lidhi këtë subjekt rivlerësimi përmes një kontrate me OSHEE me një apartament në Golem, që pretendohej se ishte i vëllait.

Hetimet ndaj Dedjas u nisën nga SPAK në maj të vitit 2020, pas dyshimeve se kishte në pronësi pasuri të paluajtshme që nuk i justifikonte me burime të ligjshme. SPAK siguroi atëherë në Gjykatën e Posaçme urdhër sekuestroje për një shtëpi me sipërfaqe 60 m2 në Golem, në zotërim të Dedjas.

Dedja u deklarua dhe u dënua në Shkallën e Parë më 26 qershor 2023, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco