Ish konkurent i Big Brother/ Ja cili është një prej të arrestuarve të 'Tempulli 4', shpërndante kokainë për klientët VIP

Ish konkurent i Big Brother/ Ja cili është një prej të arrestuarve të 'Tempulli 4', shpërndante kokainë për klientët VIP

11:16, 16/09/2024
A+ Aa A-

Një nga të arrestuarit e operacionit "Tempulli 4" është Armand Haderllari, i njohur si pjesëmarrës në një reality show në Shqipëri, disa vite më parë.

Haderllari punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ish-Bllokut. Përveç rolit si menaxher, Haderllari ishte edhe shpërndarës i kokainës.

Klientët e tij ishin kryesisht VIP-a të njohur, frekuentues të jetës së natës në kryeqytet. Haderllari u siguronte atyre doza kokaine, çmim që shkonte deri ne 12 mijë për 1 gram.

Antidroga e Tiranës po heton për persona të tjerë të shpërdarjes së drogës, si bashkëpunëtor të Haderllarit. Haderllari rezulton të ketë marrë pjesë në edicionin 3 të Big Brother Albania në vitin 2010.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco