Asnjë aplikim për zëvendësuesin e Rrumbullakut, të mërkurën përfundon afati

Asnjë aplikim për zëvendësuesin e Rrumbullakut, të mërkurën përfundon afati

11:07, 16/09/2024
A+ Aa A-

Kur duhen dhe dy ditë për t’u mbyllur afati për aplikimet për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri më tani nuk ka asnjë aplikim.

Gara për drejtor të përgjithshëm u hap pasi ministri i Brendshëm Ervin Hoxha publikoi një udhëzim për hapjen e garës duke u dhënë mundësinë kandidatëve të aplikojnë.

Mos aplikimi deri në këto momente duket si një strategji për të mos u përmendur emri në media. Gjasat janë që kandidatët të çojnë aplikimet ditën e fundit.

Më pas do t’i ngelet 10 ditë kohë komisionit të vlerësimit për të vlerësuar kandidaturat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco