U korruptua nga Rrumi i Shijakut/ 2 vite burg për ish-avokatin e shtetit

U korruptua nga Rrumi i Shijakut/ 2 vite burg për ish-avokatin e shtetit

10:13, 16/09/2024
A+ Aa A-

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin me 3 vite burg për ish-avokatin e shtetit, Irgen Kërçuku, i shpallur fajtor për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Kërçuku dyshohet se mori një ryshfet prej 9 milionë lekësh nga Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut).

Rrumi kërkonte nga Kërçuku që të mos merrte pjesë në procesin gjyqësor me palë ndërgjyqëse paditës Pal Seçuni, palë e paditur ZVRPP Durrës dhe palë e tretë Avokatura e Shtetit si dhe për të mos kryer një veprim që lidhet me detyrën e tij konkretisht, për të mos bërë në vijim ankim në Gjykatën e Apelit, për vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Rrumi i Shijakut u arrestua në nëntor të 2019-tës, kur iu bë atentat bashkë me prokurorin Arjan Ndoja.

Nga hetimet e kryera, atij iu gjet në celular një video-përgjim i qershorit të vitit 2017, ku bisedonte për ryshfet me avokatin Irgen Kërçuku, që të mos apelonte procesin gjyqësor për pronësinë e 45 mijë metra/katrorë pronë shtetërore në Gjirin e Lalzit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco