Aksident në Durrës, makinat përplasen 'kokë më kokë', njëra përfundon në oborrin e një banese

Aksident në Durrës, makinat përplasen 'kokë më kokë', njëra përfundon në oborrin e një banese

09:29, 16/09/2024
A+ Aa A-

Dy automjete janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në zonën e ish Kënetës në Durrës.

Automjeti i markës Opel dhe Volksëagen u përplasën me njëra-tjetrën dhe përfunduan njëra në trotuar dhe tjetra në oborrin e një banese aty pranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë një kryqëzimi në rrugën “Azem Hajdari” në lagjen 14 të qytetit bregdetar. Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njëjtëin vend në harkun kohor të dy javëve.

Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i sinjalistikës rrugore nga ana e drejtuesve të automjteve.

Pak pas aksidentit. policia rrugore mbërriti në vendngjarje dhe po zhvillon hetimet për ngjarjen në fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco