EMRI - FOTO/ Zhduket shqiptarja në Greqi, autoritetet ngrenë alarmin: Mund të jetë në rrezik...

EMRI - FOTO/ Zhduket shqiptarja në Greqi, autoritetet ngrenë alarmin: Mund të jetë në rrezik...

09:18, 16/09/2024
A+ Aa A-

Një e re shqiptare është e humbur që prej 11 shtatorit në zonën e Harilaou në Selanik.

Bëhet fjalë për 23-vjeçaren Artiola Messi, me origjinë shqiptare, e gjatë 1.60 m, peshë normale, me flokë të zeza dhe sy të gjelbër.

Ajo kishte veshur një bluzë rozë dhe pantallona të shkurtra xhins kur u zhduk. Ajo ka një tatuazh në krahun e majtë, një flutur.

Sipas një njoftimi të “Buzëqeshja e Fëmijës” mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e saj.

“Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” në telefon 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare për të Rriturit e Humbur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen”, thuhet në njoftim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco