Vrau për hakmarrje 13 vite më parë, kush është Lul Rakaj që plagosi me armë dy persona!

Vrau për hakmarrje 13 vite më parë, kush është Lul Rakaj që plagosi me armë dy persona!

08:12, 16/09/2024
A+ Aa A-

Ndërkohë që Shkodra me rrethina është kthyer në një zonë që prodhon ngjarje kriminale thuajse të përditshme, drejt qytetit verior dje u nis kryepolici i komanduar.

Ai kishte thirrur në takim krerët e policisë lokale, ndërsa u bë me dije se në takim merrte pjesë edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, emri i të cilit u përfol nga opozita si përdorues i “SKY ECC” dhe jo vetëm. Po ndërsa pritej të dilte ndonjë informacion në lidhje me takimin e Sokol Bizhgës në këtë drejtori të përfolur policie, nga Malësia e Madhe vijnë të dhënat për një ngjarje të rëndë, ku dy persona ishin sulmuar me armë në hyrje të një lokali.

Të plagosurit u tha se u nisën në drejtim të spitalit të Shkodrës, emri i autorit nuk ishte jo vetëm i panjohur për policinë, por edhe i rrezikshëm. Mësohet se autori është Lulzim Rakaj, i cili vite më parë i kishte marrë jetën një personi në shenjë të hakmarrjes për të atin që ia kishin vrarë kur ai kishte qenë i vogël.

Policia e Malësisë së Madhe ka marrë informacion se ai ishte i armatosur dhe duhej bërë kujdes, por RENEA pas 4 orësh e ka sjellë në pranga. U tha se u kap në zonën e Tamarës, teksa lëvizte me makina. Lul Rakaj pritet të dëshmojë për sherrin që ka pasur me dy personat që i qëlloi me një armë, të cilën policia nuk e posedon ende!

Plagosja

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë paraditen e djeshme në Vrakë të Malësisë së Madhe. Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj janë qëlluar me armë zjarri në hyrje të një lokali. Autori i ngjarjes Lul Rakaj është arrestuar nga policia, por fillimisht ai u largua nga vendi i ngjarjes. Plagosja ndodhi rreth orës 09:45 të 15 shtatorit, ndërsa autori i dyshuar u arrestua rreth orës 14:00.

Burime bëjnë me dije se shkak i plagosjes është bërë një debat për prishjen e pazareve të drogës. Autori Lul Rakaj është larguar me armë, por blutë e Shkodrës pavarësisht se e vunë në pranga, pistoletën e krimit ende nuk e kanë gjetur. Dy të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës, por njëri është në gjendje të rëndë për shkak se plumbi e ka kapur në pjesën e brinjëve, ndërsa tjetri është plagosur në këmbë.

Burime bëjnë me dije se autori rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Rakaj është i njohur për një ngjarje të ngjashme që ndodhi afro 13 vjet më parë në Hot të Malësisë së Madhe, ku ai vrau Kolë Mushkun për hakmarrje, pasi i kishte vrarë të atin.

Arrestimi

Policia e Shkodrës bëri me dije mbrëmë se është kapur dhe vënë në pranga autori i plagosjes me armë zjarri të dy shtetasve në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe. Pas ngjarjes së ndodhur paraditen e djeshme në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, ku shtetasi L. R., tentoi të vriste me armë zjarri shtetasit B. C., dhe A. H, të cilët mbetën të plagosur, dhe më pas shtetasi L.R, u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe armën e zjarrit, shërbimet e Policisë menjëherë u vunë në ndjekje të tij.

Nisur nga fakti që autori ishte i armatosur, në ndihmë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Malësisë së Madhe, shkuan Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe dy grupe të Forcave Speciale për të bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë Shërbimet e Policisë Kufitare morën masa për bllokimin e kufirit me qëllim mos lejimin e largimit drejt Malit të Zi, të autorit të dyshuar. Pas afro tre orë ndjekjeje dhe kontrollesh, Forcat Speciale RENEA në zonën e ballkonit të Tamarës, lokalizuan dhe rrethuan autorin e dyshuar duke i bërë thirrje që ai të dorëzohej.

Shtetasi L.R, nuk iu përgjigj thirrjes për dorëzim, por tentoi disa herë që të dilte nga rrethimi duke përfituar edhe nga koha e keqe me reshje shiu dhe nga zona e pyllëzuar, por nuk ka mundur dot të largohet dhe pas disa minutash në rrethim është kapur e vënë në pranga.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të gjetur armën e zjarrit, të cilën shtetasi L.R, dyshohet se e ka fshehur kur ka parë Forcat Speciale që e kishin rrethuar. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin ligjor të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Akil Kalo, zv/Drejtor i Policisë Shkodër në një deklaratë për mediat tha se autori i dyshuar, Lulzim Rakaj është vënë në pranga nga forcat speciale të RENEA-s, pas 3 orëve nga momenti i nisjes së punës për kapjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco