Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Sa kushton rikthimi në shkollë?

Tiranë/ Gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket

19:31, 15/09/2024
A+ Aa A-

Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë, pasditen e djeshme. 

Sipas burimeve për SYRI-n, rasti ka ndodhur në zonën e ‘Rrugës së Barrikadave’ në një Big Market.

Zonja ka biseduar me vajzën e vogël që duket në video dhe ka dalë jashtë me të. Me pas ka shkuar nëna e vajzës jashtë dhe bashke me zonjën që duket në video kanë hyrë sërish në market. Zonja nuk është identifikuar ende dhe po punohet nga policia për ta identifikuar dhe marrë në pyetje.

Policia ende nuk është e bindur nëse kemi të bëjmë me një tentative rrëmbimi por prindërit kanë bërë një denoncim për tentativë rrëmbimi, por mbetet të merret zonja në pyetje.

Në pyetje është marrë kasieri i marketit që ka qënë aty ngjitur, i cili ka thënë që zonja dukej sikur kishte probleme mendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco