Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Sa kushton rikthimi në shkollë?

5 mln euro kokainë në makinë/ Arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij në Itali

5 mln euro kokainë në makinë/ Arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij në Itali

19:03, 15/09/2024
A+ Aa A-

Në prangat e policisë italiane kanë rënë një çift, pasi iu gjeten më makinë 15 kg kokainë.

Shqiptari dhe partnerja e tij janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës nga policia italiane pasi u ndalën në autostradën Bozen-Sud.

Mediat italiane raportojnë se 52-vjeçari shqiptar dhe partnerja e tij 37-vjeçari banues në Abruzzo u ndalën pak pasi kishte kaluar mesnata për shkak të manovrave të rrezikshme që po kryente në rrugë.

Në momentin që po ushtrohej kontroll dy personat u dukën mjaft të tensionuar.

Pas kontrollit të letërnjoftimit policia vuri re se shoiferi shqiptar rezultonte me precedentë të mëparshëm penal, ndërsa makina ishte e një mikut të tij po shqiptar, i cili është një emër mjaft i njohur në botën e krimit.

Lënda narkotike u sekuestrua. Në qoftë se ajo do të dilte në treg do të sillte fitime më shumë se 5 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco