SYRI TV/ Banorët e Babicës pa investime nga bashkia, 300 banorë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm

16:37, 15/09/2024
A+ Aa A-

Banorët e Babicës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm të cilët detyrohen të blejnë si edhe shkëputjen e energjisë elektrike për shkak të rrjetit të amortizuar. Pavarësisht ankesave që kanë bërë në Bashkinë Vlorë, banorët thonë se nuk u kanë dhënë asnjë zgjidhje.

SYRI TV

Rreth 300 banorë të fshatit Babicë të Vlorës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Uji në çemza sipas banorve vjen vetëm 1 orë në ditë dhe është i pakonsumueshëm. Ata thonë se janë ankuar vazhdimisht tek drejtoria e ujësjellësit, por nuk u kanë dhënë asnjë zgjidhje. Të braktisur pa asnjë zgjidhje nga pushtet vendor, banorët detyrohen të marrin ujë në burimet e fshatit ndërkohë për të konsumuar detyrohen që ta blejnë.

Por, për banorët e Babicës nuk është problem vetëm uji i pijshëm por edhe mungesa e energjisë elektrike. Sipas tyre rrjeti i amortizuar prej vitesh shpesh herë e lë fshatin pa drita.

Banorët e fshatit Babicë prej vitesh përballen me neglizhencën e Bashkisë Vlorë . Edhe pse qyteti bregdetar i është nënshtruar nje investimi në rrjetin  e ujësjellësit, duket se për banorët e fshatrave duket se nuk ka një investim të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco