SYRI TV/ Plagosen me armë dy persona Malësinë e Madhe, autor i dyshuar i ngjarjes Lul Rakaj

15:27, 15/09/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe ku Besmir Çofi  dhe Avenir Hasanaj u plagosën me armë zjarri nga Lul Rakaj i cili u shpall në kërkim. Kjo është ngjarja e dytë brenda një jave, ku prindërit përdorin armët për zgjidhjen e sherreve mes fëmijëve, pas masakrës me dy viktima në Roskovec. Lul Rakaj rezulton i dënuar për vrasje 13 vite më parë.

2 persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri paraditen e të dielës në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe. Besmir Çofi  dhe Avenir Hasanaj u dërguan në spital me plagë të marra nga plumbat, dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa u shpall në kërkim Lul Rakaj si autor i dyshuar i ngjarjes. Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se shkak i konfliktit ka qenë një debat për fëmijët i cili ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Një prej personave të përfshirë, thotë burimi, pa specifikuar emra, ka pretenduar se i kanë prekur fëmijën teksa kjo është ngjarja e dytë brenda një jave, pas masakrës së Roskovecit që përfundon me përdorimin e armëve. Kujtojmë se në fshatin Kurjan të Roskovecit, pas një zënke mes fëmijëve, Altin Kuka, 49 vjeç dali nga banesa e tij me armën e zjarrit kallashnikov dhe ka mbërritur në lokalin ku ndodheshin viktimat Lavdosh dhe Gramos Kurtaj, xhaxha e nip të cilët i la të vdekur.

Policia e Shkodrës me ndihmë të RENEA-s dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë janë duke ushtruar kontrolle për kapjen e autorit të ngjarjes në Malësinë e Madhe, i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë. 13 vite më parë, Lul Rakaj do arrestohej për vrasje, ndërsa burime konfirmuan se e kishte kryer dënimin dhe rezultonte I lirë. Ai akuzohej për vrasjen e shtetasit Kolë Mushku në Hot të Malësisë së Madhe. Krimi në atë kohë ka ndodhur si hakmarrje, pasi Kolë Mushku i kishte vrarë Lul Rakajt babain.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco