SYRI TV/ Ekstradohet Agron Tufa, vrau e dogji me benzinë trupin e Kejsi Hysës

15:18, 15/09/2024
A+ Aa A-

Është ekstraduar nga Italia 52 vjeçari Agron Tufa për vrasjen dhe masakrimin e Kejsi Hysës në 2018 në Nikël të Fushë Krujës. Ky I fundit ka dyshime se u vra për shkak të prishjes së pazareve të drogës, ndërsa në kohën e krimit ndodhej në kërkim për vrasje. Ndërkohë, që humbja e një sasie droge futi konflikt mes kultivuesve duke çuar në vrasjen e 34 vjeçarit e më pas djegien e trupit të tij.

6 vite pas vrasjes dhe masakrimit të Kejsi Hysës në Nikël të Fushë Krujës, është ekstraduar nga Italia Agron Tufa, një nga autorët e dyshuar të ngjarjes, ui dënuar në mungesë me 30 vite heqje lirie. 52 vjeçari iu është dorëzuar autoriteteve shqiptare për të vuajtur dënimin teksa u arrestua në Itali në janar 2024. Ngjarja e rëndë ndodhi më korrik të 2018 në Nikël ku Agron Tufa së bashku me Hysni Ramën vranë me armë zjarri 34-vjeçarin  dhe më pas e dogjën trupin e tij. Disa ditë më pas trupi i 34 vjeçarit u gjet i groposur në një parcelë buzë lumit në Nikël. Në vitin 2021, Gjykata e Krujës e kishte dënuar Tufën me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.  Vrasja e Kejsi Hysës ndodhi brenda një parcele të mbjellë me hashash, ndërsa trupi i pajetë i të riut u gjet disa ditë më vonë. Atëherë policia arrestoi Hysni Ramën ndërsa Agron

Tufa arriti të largohej. Në atë kohë u araportua se shkak për ngjarjen ishte bërë shkak humbja e një sasie prej 50 kg kanabis. Viktima, njihej edhe me disa emra të tjerë (Elion Hysa dhe Piku Hysa) si dhe me nofkën  “Piku Fajdexhiu”, teksa rezultonte në kërkim nga Policia e Sarandës për vrasjen e Edmond Theodhorit. Ai dyshohet se edhe pse në arrati kultivonte drogë në fshatin e tij, jepte para me fajde si dhe menaxhonte një bar kafene të tij. Hysni  Rama ndihmonte Hysën të kujdesej për bimët narkotike kundrejt një pagese që varionte deri në 200 euro. Rama ka pretenduar se droga ishte vjedhur, ndërsa në këmbim, Hysa ka kërkuar 15 mijë euro. Për këtë arsye, ata kanë lënë takim për t’u sqaruar, ku sipas prokurorisë, janë përfshirë në debate të ashpra për shkak se i kishte sjellë vetëm 1 milion lekë të vjetra. Në përleshje, Hysa i ka vënë pistoletën në kokë dhe e ka çuar deri tek parcela, por aty, vjen Agron Tufa dhe e qëllon në kokë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco