Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasën makinën e marrë me qira, përfundojnë në spital dy turistët polakë

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasën makinën e marrë me qira, përfundojnë në spital dy turistët polakë

14:36, 15/09/2024
A+ Aa A-

Një aksident është regjistruar, midis dy mjeteve në autostradën Rrogozhinë Lushnjë në afërsi të fshatit Zhamë pranë mbikalimit.

Një mjet tip wolkswagen i marrë me qira  në të cilin udhëtonin dy turistë polakë kanë goditur nga pas një automjet top Renault kombi. Si pasojë e goditjes kanë mbetur të plagosur dy turistët dhe drejtuesi i mjetit dhe që të tre janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Aktualisht të lënduarit janë nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i përplasjes janë krijuar radhë të gjata dhe uniformat blu po kujdesen për disiplinimin e lëvizjes së mjeteve. Grupi hetimor në vendngjarje po dokumenton ngjarjen.

Nga të dhënat paraprake mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëviznin shtetasit polakë dhe lagështia në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco