SYRI TV/ Cërrik, fermerët ankohen për tregun, prodhimet po shiten nën kosto: Shteti na ka braktisur

11:18, 15/09/2024
A+ Aa A-

Fermerët e fshatit Shtëpanjë në Cerrik, ankohen se shteti i ka braktisur. Ata thonë se mungesa e tregut  po i  çon drejt falimentimit, ndërsa dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, nuk po subvencionohen.

Syri tv

Fshati Shepanje i Bashkise Cerrik njihet për prodhimin dhe kultivimin e bimëve te ullirit dhe te vreshtarisë. Mungesa e ndihmës nga shteti,mungesa e ujit te vaditjes dhe kushtet atmosferike kanë bërë që ky vit vit për këta fermerë të jetë tepër i veshtirë.

Moti i keq dhe furtuna pak ditë me parë ka shkaktuar probleme dhe prishje të produkteve të mollës, rrushit apo dhe të ullirit.

Këtë sezon fermerët shprehen se prodhimi i rrushit ka qenë i mbarë por mungesa e tregut ka bërë që prodhimi i tyre të shitet nën kosto.

Për fermerët e kësaj zone bujqësia e vetmja mënyrë mbijetese është tashmë drejt shuarjes pasi shumë fermerë të kësaj zone kanë falimentuar duke u larguar drejt shteteve fqinje e duke shkaktuar një shpopullim masiv të zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco