Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani', Argita Malltezi përballë ekspertëve

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, ja kush janë të plagosurit dhe autori

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, ja kush janë të plagosurit dhe autori

10:14, 15/09/2024
A+ Aa A-

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, ku dy persona janë plagosur gjatë një përplasjeje që ka përfshirë edhe armë zjarri.

Sipas informacionit të parë, dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke kryer hetime për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij episodi të dhunshëm.

Deri tani, motivet e incidentit mbeten të paqarta, dhe autoritetet po punojnë për të mbledhur të gjitha informacionet e nevojshme për të zbardhur ngjarjen.

Ndërkohë Syri tv mëson së të plagosur më armë zjarri kanë mbetur Besmir Qofi  dhe Avenir Hasanaj.

Policia ka identifikuar edhe autorin e plagosjes. Ai është shtetasi i identifikuar si Lul Rakaj.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka  plagosur me armë zjarri shtetasit  B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë  Vendore për kapjen e  autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco