Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare Gerti Bogdani, shkaku arrest kardiak

Shkodër/ Transportonte 4 afganë drejt Malit të Zi, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari

Shkodër/ Transportonte 4 afganë drejt Malit të Zi, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari

14:11, 14/09/2024
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, teksa transportonte 4 shtetas nga Afganistani, kundrejt pagesës drejt Malit të Zi

I riu u arrestua  në flagrancë në fshatin Vukpalaj, në kuadër të operacionit policor të koduar “Near 2”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVKM Shkodër

Finalizohet nga Policia Kufitare operacioni policor i koduar “Near 2”.  

Transportonte 4 shtetas nga Afganistani, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Mal të Zi, kapet në flagrancë në fshatin Vukpalaj dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Policisë Kufitare Shkodër, operacionin policor të koduar “Near 2”.

Në kuadër të operacionit  u  arrestua shtetasi:   

S. G., 28 vjeç, banues në Shkodër.   

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në rrugën e fshatit Vukpalaj, duke transportuar me automjetin e tij, kundrejt pagesës, 4 shtetas nga Afganistani me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Mal të Zi. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco