VIDEO/ 11-vjeçarja abuzohet seksualisht nga i afërmi i saj, institucionet vonojnë procedurat

12:07, 14/09/2024
A+ Aa A-

Emisioni “Piranjat” trajtuan çështjen e një vajze vetëm 12-vjeçare, e cila një vit më parë, kohë kur ishte vetëm 11 vjeç, u abuzua seksualisht nga bashkëshorti i kushërirës së saj 35-vjeçar, baba i një fëmije.

E mitura tregon se në muajin gusht të vitit 2023, gjatë pushimeve verore  kishte shkuar tek halla e saj në fshatin Golem të qytetit të Kavajës për të qëndruar disa ditë me fëmijët e vegjël të familjes dhe me kushërirat e saj, konkretisht bashkëshorten e 35-vjeçarit Elton Sina.

Kohë më parë, 35-vjeçari kishte komunikuar me vajzën në Instagramin e saj, teksa i tregonte të miturës simpatinë që ai kishte për të, të akumuluar prej vitesh, duke i thënë  konkretisht që kur ishte e vogël, ai e mbante në prehër dhe shfrynte epshet e tij, e ndërkohë të afërmit mendonin se Eltoni kujdesej shumë për të voglën.

E mitura tregon për 'Piranjat" se abuzimi ka ndodhur në një moment kur ajo ka qenë vetëm në dhomën e gjumit, teksa kujdesej për të vegjlit e familjes.

Në fakt e gjithë situata kishte ardhur gradualisht pasi për tre ditë qëndrimi, 35-vjeçari e kishte ngacmuar disa herë, madje dhe në prezencë të familjarëve të tjerë, teksa e mitura flinte. Familjarët e vajzës së mitur tregojnë që sapo janë vënë në dijeni të situatës, babai ka marrë në telefon dhëndrin e familjes, 35-vjeçarin abuzues. Si kundërpërgjigje, abuzuesi i dërgon një sms teksa i kërkon falje për të gjitha gjestet që kishte kryer, duke pranuar në njëfarë mënyre gjithçka kishte kryer me vajzën e mitur.

Babai i të miturëa tregon se i është drejtuar menjëherë policisë italiane për të bërë një kallëzim, por si përgjigje i është thënë se kallëzimi duhet të kryhet edhe në Shqipëri pasi ngjarja ka ndodhur atje.

Familjarët e të miturës kthehen në Shqipëri dhe i drejtohen komisariatit të Kavajës ku kryejnë kallëzimin. OPGJ i komisariatit, pasi ka marrë kallëzimin, ka thënë se për ekspertizën mjekoligjore të vajzës dhe procedura të tjera, do telefonoheshin shumë shpejt nga vetë ai për ta sjellë vajzën në Shqipëri.

Por nga muaji tetor i vitit 2023, familja e të miturës nuk ka marrë asnjë fletëthirrje, dhe për më tepër asnjë telefonatë.

Në kohën kur procedurat gjyqësore kishin nisur në Itali, familjes i mbërrin një vendim nga gjykata e qytetit Bolonja që çështja është mbyllur për arsye se ngjarja ka ndodhur në Shqipëri, pavarësisht që e mitura dhe abuzuesi janë të dy persona me nënshtetësi italiane.

Po policia e Kavajës?

Nëna e të miturës, babai, dhe motra e të miturës tregojnë që nuk kanë marrë asnjë reagim dhe asnjë përgjigje nga drejtësiasShqiptare pavarësisht se i është vënë në dispozicion çdo foto e bisedës mes 35-vjeçarit dhe të miturës, teksa ai i shkruante se do shkonte ta takonte, dhe në momentin e takimit, vajza duhej të vishte të brendshmet që i pëlqenin atij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco