I dënuar me 16 muaj burg për drogë, arrestohet 55-vjeçari në Berat

I dënuar me 16 muaj burg për drogë, arrestohet 55-vjeçari në Berat

15:12, 13/09/2024
A+ Aa A-

Një 55-vjeçar, i dënuar me 16 muaj burg për “prodhim dhe shitje narkotikësh” u kap nga policia e Beratit.

Shtetasi A.Z është dënuar nga gjykata e Beratit në mars të 2017-ës, pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A. Z., 55 vjeç, banues në Poliçan.

Trafiku i mbetjeve toksike/ Muçollari: Institucionet e shtetit fshehin informacionet ndaj PD

Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 13.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco