Rrëfehet vëllai i Esmerald Ballës: S’dua ta shoh në sy! Çobani s’është i përfshirë, tentuan t’i prisnin gishtat për të pranuar krimin

Rrëfehet vëllai i Esmerald Ballës: S’dua ta shoh në sy! Çobani s’është i përfshirë, tentuan t’i prisnin gishtat për të pranuar krimin

13:14, 13/09/2024
A+ Aa A-

Vëllai i Esmerald Ballës, 33-vjeçarit që i mori jetën të atit, Enver Balla, duke e vrarë me pistoletë dhe hedhur trupin e pajetë në pus pas një konflikti të dyshuar për 75 mijë euro, ka rrëfyer detaje nga ngjarja.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24, Niku Balla u shpreh se 25-vjeçari, Edison Brahaj, që punonte si çoban në fermën e tyre dhe dyshohet se ndihmoi Esmeraldin të hidhte kufomën në pus, nuk është i përfshirë në ngjarje.

Me sa janë dijeni ai nuk ka lidhje fare, kanë dashur ti presin gishtat me gërshërë. Mendoj se nuk ka lidhje”, tha ai.

Ai ka rrëfyer edhe bisedën me të vëllain, pasi u kthye nga Itali për të kërkuar të atin, i cili rezultonte i zhdukur.

Sipas tij, Esmeraldi i tha që “na ka prerë babai në besë, na mori lekët’, ndërsa shtoi se nuk e ka takuar ende në burg pasi nuk dëshiron që ta shohë.

“Njerka është rob zoti, e kam respektuar si nënën time, edhe vëllai. Edhe nusja e vëllait, është njeri punëtor. Ajo që na ka rënë neve mos ti ndodhë kujt. Nuk e besoj akoma që është e vërtetë. Atë që ka ndodhur e di vetëm që ai e ka bërë dhe ai që ka ikur. Vëllain nuk e kam takuar, për momentin nuk dua ta shoh në sy.

Vëllai tha ‘na ka prerë babai në besë, na mori lekët’. Fitimet i kanë pasur të përbashkëta, kemi pasur një fermër. Babai ska pasur arsye ti merrte, dhe unë nga Italia të vija shkoja i merrja. Policia ta zbardhë sepse dua të di çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco